Hidromorava

Braktisja e pasaportave serbe shton numrin e kosovarëve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Numrin më të madh të të huajve të ardhur në Zvicër nga gushti i vitit te kaluar deri në fund të gushtit 2013 e përbëjnë shtetasit e Portugalisë, (15874) ndërsa në vendin e dytë janë kosovarët, (12961).

Numri i shtetasve të huaj në Zvicër në fund të muajit gusht është shtuar për 3.3 për qind në krahasim me një vit më parë. Kjo ka bërë që përqindja e të huajve ë këtë vend të ngjitet në 23.2%, bën të ditur Enti Federal i Statistikave në Bernë. Në bazë të llogarisë së bërë nga ky ent shumica e të huajve gjatë kësaj periudhe kanë ardhur nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Numri i shtetasve të BE-së dhe të EFTA-s është rritur për 54000 veta.

Në fund të gushtit në Zvicër jetonin gjithsej 1864699 të huaj ose 60148 më tepër.

Mobi Casa

Numri më i madh i të huajve të ardhur në Zvicër gjatë periudhës gusht 2012 – gusht 2013, janë shtetas të Portugalisë, ndërsa në vendin e dytë janë ata nga Kosova dhe në të tretin gjermanët.

Numri i kosovarëve është shtuar për 12961 persona ndërsa i portugezëve për 15 874, i gjermanëve për 8071 etj. Gjithsej shtetas të Kosovës në Zvicër, sipas statistikës më tër re janë gjihsej 90‘274. Ky numër, sigurisht, nuk i perfshin kosovarët të cilët ende mbajnë pasaportat se Serbisë dhe as ata që kanë marrë shtetësinë zvicerane.

Nga ana tjetër rënien më të madhe e ka shënuar numri i shtetasve të Serbisë, të Bosnjës dhe Hercegovinës si dhe të Kroacisë. Në Zvicër në fund ¨të muajit gusht ka pasur 13030 shtetas serbë më pak se një vit më parë. Ndërsa numri i kroatëve është zvogëluar për 1144 dhe i boshnjakëve për 563 veta.

Shtimi i numrit të kosovarëve korrespondon pothuajse në tërësi me numrin e zvogëluar të shtetasve serbë, gjë që shpjegohet me braktisjen e pasaportave serbe nga kosovarët dhe marrjen gjithnjë më shumë të pasaportave kosovare./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.