Fundamenti

Brahimi: Mos më quani tradhtar!

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Mesfushori Mërgim Brahimi, “braktisi” Shqipërinë disa vite më parë. 26-vjeçari i është rikthyer njëherë kësaj çështje, teksa ai u etiketua nga tifozët shqiptarë si “tradhtar”, shkruan “Panorama Sport”.

“Po të më kishte thirrur Zvicra më parë se Shqipëria, sigurisht që do ta kisha pranuar ftesën. Sepse është mirë të zhvillosh ndeshje ndërkombëtare për të treguar sesa vlen. Besoj se askush nuk do ta kishte refuzuar një ftesë të tillë, për të luajtur me përfaqësuesen e një vendi.

Uji Dea

Nuk mund të konsiderohesha si tradhtar. Nëse Zvicra do të më kishte ftuar përpara Shqipërisë, s’do ta kisha tradhtuar vendin tim. Është gjë tjetër nëse do ta kisha mohuar ftesën e Shqipërisë dhe më pas të pranoja ftesën e Zvicrës. Çdo futbollist ndjek rrugën më të drejtë për karrierën e tij.

Zemra më thotë se kam bërë mirë që zgjodha Shqipërinë, kurse në aspektin profesional ndoshta Zvicra do të më ofronte më shumë. Të jemi realistë, Zvicra të jep mundësinë të luash kundër skuadrave me emër, pra është “vitrinë” më e mirë se Shqipëria. Por unë tashmë e kam bërë zgjedhjen time dhe s’jam penduar”, u shpreh Brahimi.