FITORJA

Braathu konfirmon mbështetjen e OSBE për Gjilanin në shumë fusha e iniciativa

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorë, ka pritur sot në takim pune shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jan Braathu, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme për Gjilanin.

“Ambasadori Braathu vazhdon me qenë mbështetës i politikave lokale në Gjilan, i Kuvendit Komunal lidhur me programin për barazi gjinore, mbështetjes së rinisë, iniciativat tjera që janë në interes të zhvillimit të komunës, zhvillimit të tolerancës siç është dialogu ndërfetar etj. Shpresoj shumë që edhe Zyrës për Informim do t’i shkoj një mbështetje, e cila ka mungesa në përkthim në gjuhën serbe dhe turke në mënyrë që të ofrojmë shpërblime sa më të shpejta për të gjithë qytetarët pa dallim e pa diskriminim”, tha pas takimin kreu i Gjilanit.

GRANDEMALL

Kurse, shefi i misionit të OSBE’së, ambasadori Jan Braathu, ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen, ndërsa ka konfirmuar mbështetjen për Gjilanin.

“Sot diskutuam për atë që kemi bërë deri tani dhe mundësitë që mund të bëjmë për të ardhmen në fushat që i përmendi kryetari Haziri. OSBE është këtu që ta ndihmojë Gjilanin. Deri tani kemi pasur bashkëpunim shumë të mirë dhe besoj që do ta kemi edhe në të ardhmen”, ka thënë Braathu. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.