Fundamenti

BQK: Rriten kreditë me 10%

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se kreditë e sektorit bankar vazhduan ecurinë pozitive të rritjes për të katërtin vit me radhë, duke shënuar një rritje vjetore prej 10 përqind në qershor 2017.

“Vlera e gjithsej kredive arriti në 2.39 miliardë euro në periudhën raportuese, kryesisht si rezultat i ofertës së lehtësuar kredituese”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë.

Sipas BQK-së stoku i kredive ndaj ekonomive familjare vazhdon të jetë kategoria me normën më të lartë të rritjes në gjashtë vitet e fundit.

FIDANISHTJA

”Në qershor 2017, kjo kategori shënoi rritje vjetore prej 12.5 përqind. Ndërsa, kreditë e reja të lëshuara për ekonomitë familjare u karakterizuan me ngadalësim të rritjes. Këto kredi shënuan rritje vjetore prej 2.3 përqind në gjashtëmujorin e parë të vitit 2017 (18.7 përqind në periudhën e njëjtë të vitit 2016).

Ngadalësimi i rritjes së kredive të reja për ekonomitë familjare u ndikuar kryesisht nga zvogëlimi i portofolit të kredive të reja konsumuese. Kreditë ndaj ndërmarrjeve përshpejtuan ritmin e rritjes në periudhën raportuese. Kreditë e reja të lëshuara për ndërmarrje shënuan rritje të theksuar gjatë kësaj periudhe (29.5 përqind) kundrejt rënies vjetore me të cilën u karakterizuan në vitin paraprak (17.4 përqind).

Rritja e theksuar e kredive të reja për ndërmarrje ishte kryesisht rezultat i rritjes së kredive të reja investuese dhe jo-investuese, kryesisht të destinuara për sektorin e industrisë dhe të shërbimeve”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.