FITORJA

BQK-ja i thotë jo Ahmetit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Borxhlinjtë e Komunës së Prishtinës edhe për një kohë mund të mos preken nga askush. Banka Qendrore e Kosovës (BQK) nuk do t’ia miratojë kërkesën kryetrarit, Shpend Ahmeti, meqë ky i fundit kishte menduar t’i drejtohet BQK-së që t’i bllokojë llogaritë bankare të borxhlinjve të mëdhenj të Komunës.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke parë borxhet e mëdha që kanë disa kompani ndaj Komunës, para pak ditësh ka thënë se, “jemi duke menduar që të bisedojmë edhe me Bankën Qendrore të Kosovës që tatimpaguesve të mëdhenj që i kanë borxhe Komunës t’u bllokohet llogaria bankare”.

Fundamenti

Por, Besnik Kada, zyrtar për marrëdhënie me media dhe komunikim në BQK, thotë se institucioni i tyre nuk mund t’i bllokojë llogaritë bankare të tatimpaguesve të asnjë komune. “Nuk është në mandatin e BQK-së që t’i bllokoje llogaritë bankare të borxhlinjve të Komunave apo institucioneve tjera. Vendimet e gjykatave mund të procedohen direkt nga gjykata në bankat komerciale ku edhe janë llogaritë e subjekteve për të cilat ju flisni. Ne BQK janë vetëm llogaritë e institucioneve qeveritare, atyre të nivelit lokal dhe qendror. Ndërkaq të gjitha llogaritë e kompanive publike, ndërmarrjeve publike janë në banka komerciale”, tha Kada për gazetën Tribuna…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.