Mobi Casa

BQK do të përfitojë nga eksperienca e gjerë e Bankës Botërore

/ 2 minuta lexim
HW

Banka Qendrore e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje për anëtarësim në Programin e Partneritetit për Këshillimin dhe Menaxhimin e Rezervave me Thesarin e Bankës Botërore.

Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili tha për RTK se anëtarësimi i Bankës Qendrore të Kosovës në Programin e Thesarit të Bankës Botërore, është me rëndësi për Kosovën.

Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili ka thënë se ky është një progres i rëndësishëm në marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Kosovës me Grupin e Bankës Botërore.

Fundamenti

Sipas tij kjo do t’i mundësojë institucionit të përfitojë nga ekspertiza e BB-së dhe të fuqizojë kapacitetet në menaxhimin e mjeteve dhe rezervave.“Ky anëtarësim do t’i mundësojë BQK-së të përfitojë nga eksperienca e gjerë e Bankës Botërore në menaxhimin e rezervave dhe do të na ndihmojë që t’i fuqizojmë kapacitetet tona në fusha tjera të ndërlidhura”, tha ai.

Ndryshe RAMP është themeluar më 2001, që i ofrohet bankave qendrore dhe institucioneve të kualifikuara nga BNZHR-ja. Programi është dizajnuar për të ngritur kapacitetet dhe ekspertizën për institucionet përfituese në fushën e menaxhimit të mjeteve dhe fushat e tjera të ndërlidhura, si menaxhimi i rrezikut, raportimit financiar, teknologjisë informative si dhe të aspektit ligjor.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.