Fundamenti

Botohet në gjermanisht dhe suedisht romani “1803” i shkrimtarit Besim Xhelili

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Shkrimtari shqiptar nga Tetova me banim në Vjenë të Austrisë arriti një sukses të madh të radhës, duke botuar romanin e tij të parë me titull “1803” në gjuhët gjermane dhe atë suedeze. Ky roman u botua në shqip në vitin 2016.

Besim Xhelili emigroi në Austri në vitin 1998, ku dhe sot e kësaj ditë jeton e vepron. Deri më tani ka botuar në gjuhën shqipe 7 vëllime me poezi dhe një roman, i cili do të vazhdojë me dy pjesë të tjera, duke u bërë kështu një trilogji. Ai gjithashtu është prezantuar në disa antologji shqipe dhe gjermane, është anëtar i PEN Klubit austriak, i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, një ndër themeluesit dhe anëtar i kryesisë së Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, ndër themeluesit dhe kryetar në periudhën 2011-2015 i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, me seli në Vjenë dhe pritet në një të ardhme të afërt anëtarësimi i tij në Lidhjen e Shkrimtarëve të Austrisë.

Për krijimtarinë e shkrimtarit dhe poetit Xhelili kanë shkruar shumë kritikë letrarë dhe njohës e përcjellës të shkrimeve të tij. Ai dallohet për aktivitetet e ndryshme letrare e kulturore në diasporë, duke lënë vragë e shembull të mirë të ruajtjes e zhvillimit të gjuhës shqipe, identitetit shqiptar, pasurisë kombëtare dhe vlerave shpirtërore patritotike. Bashkëpunon me thuajse të gjitha shoqatat relevante shqiptare në diasporë, por dhe me qarqet e rëndësishme letrare dhe kulturore austriake, me shkrimtarë e krijues vendas e të huaj në Austri etj.

Uji Dea

Një ndër qëllimet e tij madhore është prezantimi dhe përfaqësimi i denjë e i mirëfilltë i kulturës shqiptare, i letërsisë moderne shqipe, para së gjithash i asaj që krijohet në diasporë, përballë shoqërive vendase ku janë vendosur shqiptarët në diasporë.

Me botimin e romanit “1803” në shqip dhe suedisht u realizua një ëndërr e tij e kahmotshme, kurse tani pritet përurimi i kësaj vepre në Austri, Gjermani, Zvicër dhe Suedi. Përkthimin në gjermanisht e bëri albanologu nga Universiteti i Gracit Kurt Gostentschnigg, kurse atë në suedisht e bëri albanologu Ullmar Qvick.

Ky roman në të dy gjuhët mund të gjendet çdokund në internet si libër i shtypur dhe si libër elektronik (E-Book), duke kërkuar me emrin dhe mbiemrin e autorit për shembull në Amazon etj., ose në libraritë lokale gjithandej globit. Librat mund të porositen dhe dërgohen në gjithë botën. Numri ISBN në gjuhën gjermane: 9783746066134 dhe në atë suedeze: 9789176997864. Autori mund të kontaktohet edhe gjithandej në rrjetet sociale ose duke vizituar webfaqen e tij personale www.besimxhelili.at, si dhe përmes postës së tij elektronike besim@live.at./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.