ARKATANA

Botohet libri Transmetuesi publik, i ligjëruesit në UBT, Ferid Selimi

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Prishtinë – Ka dalë nga shtypi libri shkencor, Transmetuesi Publik, i autorit, Ferid Selimi. Është ky libri i shtatë i tij që ua jep lexuesve, ndërsa i dyti i natyrës shkencore. Libri, pos trajtimit të gjithanshëm të transmetuesit publik në Kosovë – RTK, e jep një pasqyrë të qartë edhe për informimin pas luftës së dytë botërore, sfidat, pushtimin e mediave nga Serbia, zhvillimet e pasluftës në të, organet drejtuese të tij, për bashkëdrejtimin me ndërkombëtarët, zgjerimin e programeve, reformat dhe infrastrukturën ligjore, mënyrën e financimit, si dhe për dhjetëra elemente të tjera që i përkasin këtij transmetuesi publik kosovar. Libri u jep mundësi të mira hulumtimi studentëve, sidomos atyre që e studiojnë gazetarinë.

Transmetuesi publik, i autorit, Ferid Selimi, s’është thjesht një rrëfim, apo përshkrim i të bërave dhe të pabërave nga transmetuesi publik – RTK, por një shkencë e mirëfilltë që rezonon thellë dhe që jep edhe zgjidhje: se si duhet të funksionojë një transmetues publik, në rastin konkret – RTK-ja.

Mobi Casa

Selimi, aktualisht ligjërues në UBT, ka të botuara edhe librat: Qeverisja vendore – shqyrtime krahasimtare; Pellgu i dhembjes (bashkautor); Muzeu i jetës; Mizëkapuçët; Kujtime të thinjura I dhe Kujtime të thinjura II. Po ashtu, ka marrë pjesë në dhjetëra konferenca shkencore, kombëtare e ndërkombëtare, si dhe ka botuar një gamë punimesh të prezantuara.

Autori është i lindur në Preshevë, më 1963. Në rrafshin akademik ka doktoruar në fushën e gazetarisë./rajonipress/ubtnews/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.