RCCOLA

Botohet libri “Figura e Adem Jasharit”

/ 2 minuta lexim

Shtëpia botues “Lena Graphic Design” (Prishtinë), ka botuar librin më të ri të autorit Fehmi Ajvazi me titull, “Figura e Adem Jasharit”. Ky libër, është me karakter hulumtues – studiues, dhe përfshinë çështje fundamentale që lidhen me figurën e njërit prej heronjëve më legjendar të popullit tonë. Autori, ka studiuar një fushë të gjerë të mbushur me elemente, shenja, karakteristika, fenomene etj., nga pikëpamja teorike dhe shkencore. Paraprakisht, libri ndërtohet dhe sistemohet me të dhëna historike dhe dokumentare, me dëshmi dhe të dhëna krahasimtare, si dhe me metodologji e referenca përmes të cilave, shpaloset goxha me hollësi profili i natyrshëm dhe i mbinatyrshëm i figurës së Adem Jasharit. Kjo e fundit, mbinatyrshmëria, është ndër preokupimet kryesore studimore të autorit.

Libri, shoqërohet fillim e fund me materiale përmbajtjesor, me përshkrime, me fakte, citime dhe referenca, me shembuj të zgjedhur etj. Nga përmbajtja e tekstit, secili njeri dhe secili lexues (pavarësisht nga gjinia, raca, kombi etj.), nuk e ka të vështirë që ta kuptojë të vërtetën se figura e Adem Jasharit, ka qenë e ndërtuar prej një tipologjie të veçantë dhe mjaft të çuditshme, madje unike! Ajvazi, e trajton figurën e Adem Jasharit të pa përngjasueshme, dhe se sipas tij, figura e Ademit nuk mund të shpjegohen deri në fund, madje me asnjë lloj teorie apo ligj shkencorë dhe përtej shkencore. Ai konstaton lidhur me këtë se, figura e Adem Jasharit, fillim e fund, është ndërtuar mbi bazën e një strukture piramidale apo mbi një sistem të çuditshëm trinometrik!

Mobi Casa

Sipas përmbajtjes themelore të librit, Ajvazi konstaton me fakte se në historinë njerëzore, nuk ka pasur në historinë njerëzore një figurë madhore – universale si figura e Adem Jasharit, madje sipas tij me kontura dhe shpirtë mitik, e të pa krahasueshëm.

Ky tekst, është botuar nën përkujdesjen e Sulejman Abazit, ish kolonel dhe doktor i psikologjisë, Bujar Dugolli, historian dhe Sevdail Demiri, historian i komunikimit dhe gazetarisë. Libri, ka rreth 330 faqe./rajonipress/