Bota përshëndet dhëndrrin e Kosovës
Bota sportive ka përshëndetur gjestin e dhëndrrit të Kosovës, sulmuesit gjerman Miroslav Klose. Sulmuesi i Lazios mbrëmë në ndeshjen me Napolin shënoi gol me dorë, por që pas golit i’u afrua gjyqtarit për ti thënë që të anuloi golin e tij pasi që e kishte shënuar me dorë.
Presidenti i FIFA-s, Sep Blatter ka shkruan në Twitter:”Bravo Klose. Gjesti juaj i fundit është i madh dhe shembull për të gjithë” .
Gjestin e Kloses e kanë përshëndetur edhe lojtar të njohur nga Premierliga, La Liga dhe sidomos Serie A.
Klose është i martuar me një femër nga Kosova, ndërsa ka edhe dy fëmij me të.