Bota e Gjermanisë
Gjermania është kampione e botës. “Die Mannschaft” e siguruan titullin e më të mirit pas fitores minimale, 1:0 në finale ndaj Argjentinës, e cila u zhvillua sonte në Rio de Janeiro, respektivisht në stadiumin Maracana.
90 minutat e lojës së rregullt nuk sollën gol, ndërsa gjermanët e gjetën golin e fitores në minutën e 113-të përmes Mario Gotzes.
Gjermania e fitoi titullin për herë të katërt./zeri/