FITORJA

Bota e fëmijëve në kohë pandemie

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Nga Prof.dr. Teuta Vinca Kafexholli – Sabile Keçmezi-Basha, “Në kohë pandemie nipat e mi s`dalin prej shtëpie”, Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, Prishtinë 2020, f. 86.

Për veprën “Në kohë pandemie nipat e mi s`dalin jashtë shtëpie” nga Sabile Keçmezi Basha, botim i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, Prishtinë, 2020.

Nuk po ndalem te krijimtaria e deritashme e suksesshme e mikes sime Sabile Keçmezi Basha, as te biografia e rrugës së saj jetësore, gjithashtu e pasur, por po ndalem te një kopsht kreativ që ma ka dërguar autorja.

Nuk më kujtohet cili nga shkrimtarët ka një lutje drejtuar lexuesve kur e përfundon hyrjen në veprën e tij e thotë: Urdhëroni e hyni pa trokitur në kopshtin tim poetik. Hyra dhe unë në kopshtin me lule e u takova me lulet e jetës së Sabile Keçmezi Bashës që botërisht na i ofron autorja e veprës. Ata (ato) kanë gjallëri, kanë epitete, kanë shpirt dhe mbushin faqet e librit të ri. I gjen në çdo lagje këto lule të Prishtinës, që me gjuhë metaforike i mbushin vargjet. Ata janë tre vogëlushët Gerti, Darsi, Beni, ata flasin, gëzohen, pikëllohen, i kënaqin të afërmit e vet: gjyshen e gjyshin po na gëzojnë edhe neve të gjithë lexuesve e na thonë se e duam shkollën, i duam mësuesit, i duam shokët e shoqet, duam të mësojmë e të marrim sa më shumë informata të reja. Na thonë neve të gjithëve: mos na shikoni veshjet stilistike, metaforat, poetikat së jashtmi e së brendshmi: nuk kemi lindur të ju lodhim me abstraksione në këto ditë pandemie botërore, po duam t`ju gëzojmë me disa çaste jete e të ju mbushim me optimizëm jete e t`ju themi se do ta përballojmë edhe këtë gjendje në Kosovën tonë kaq të vuajtur por jo të mposhtur. Pra më flasin mua dhe të gjithëve: ja ne jemi lulet që invenca krijuese e Sabile Keçmezi Bashës na renditi në kopshtin poetik të saj. Urdhëroni pra e hyni pa trokitur në këtë kopsht me 50 poezi dhe me 81 faqe.

Që nga vjersha e parë, që është si hyrje e veprës ”Në kohë pandemie nipat e mi s`dalin prej shtëpie”, poetja ua bën me dije lexuesve për një kohë jo të zakonshme, pra për kohën e pandemisë globale që nuk la pa përfshirë edhe vendin tonë.

Fundamenti

Bie në sy edhe aparatura shkencore që poetja S.K. Basha e ka në disa poezi, për të plotësuar informacionet. Kjo na flet edhe për atë se penda e poetes dhe studiueses sonë, kanë qenë dhe janë të pandashme.

Ato që e begatojnë veprën në fjalë, janë edhe ilustrimet, vizatimet, fotografitë që e pasurojnë me kolorit tërheqës për botën e fëmijëve, të cilëve ua ngjall botën e kureshtjes edhe më shumë. Në disa vjersha kemi informacione për Wuhanin, prej nga është bartur virusi, pastaj për Stubllën e Vitisë, dr. Lul Rakën, për punën e tij të palodhshme në rrethana të vështira etj. Pra përveç anës artistike, vjershat e Sabile Keçmezi-Bashës luajnë rolin edukativ dhe njohës, sepse na japin informacione, të cilat u përgjigjen kërkesave dhe psikologjisë së fëmijëve. Gjithashtu fëmijët marrin edhe këshilla të dobishme dhe të rëndësishme, të cilat nuk ndikojnë vetëm në shprehitë e mira jetësore, por edhe nxisin te ta dashurinë për artin letrar. Poetja jonë e ka të qartë se bota e fëmijëve mëson shumë përmes përjetimeve artistike.

Këtë recension dua ta mbyll me një mendim sinjifikativ të poetes të njohur dhe të dashur për fëmijë Adelina Mamaqit: “Të shkruash për fëmijë, të hysh në zemrën e lexuesit, që ai të thotë se dua këtë libër, dua librin e këtij shkrimtari, është tepër e vështirë, sepse duhet të dish të futesh në psikologjinë e fëmijës”.

Pra vargjet e poetes Sabile, kanë një gjuhë të bukur letrare, me ngjyrime poetike, me fjalor të pasur, të qartë, me informacione të shumta, duke e bërë veprën e saj mjaft tërheqëse, mbresëlënëse për lexuesit e vegjël./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.