RCCOLA

Bota e Adelinës

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Adelina Emini tashmë e ka çimentuar emrin e saj si në estradën kosovare ashtu edhe ne trevat shqiptare dhe diaspore. Këngëtarja sapo ka realizuar këngën e saj më të re “Bota ime” , te përcjell me vidoklip shumë interesant, derisa në vitin e ardhshëm pritet që ajo të bëj edhe më shumë befasi për adhuruesit e saj.

Bota ime” quhet kënga më e re e Adelina Eminit. Videoklipi i kësaj kënge u realizua nga kompania “Entermedia” derisa për veshjen dhe dukjen shumë të bukur teë saj u përkujdes Teuta Matoshi Duriqi.

Derisa dëgjuesit dhe adhuruesit e shumtë të saj janë duke e shijuar këngën dhe vidoklipin, Adelina është në vazhdën e angazhimeve të shumta që po e presin gjatë festave të këtij fundviti.

Viti 2014 për Adelinën ka qenë një vit i përcjell më shumë angazhime si në sferën muzikore ashtu edhe në sferën afariste dhe edukative.

Në një bisedë për Express ajo thotë se përveç angazhimeve të shumta në jetën e përditshme një kohe të konsiderueshme e ka kaluar duke iu përkushtuar muzikës të cilën e ka pasion.

“Vitin 2014 e përshkruaj si një vit i cili me ka përcjell me angazhime të shumta si në planin e punës ashtu edhe në studime të doktoraturës dhe në angazhime të ndryshme të projekteve muzikore”, thotë Adelina për Express.

Pra, Adelina përveç botës së saj muzikore ka edhe një botë tjetër, atë të shkencës , e cila më sa duket i ka marrë shume kohë por asnjëherë duke mos e lënë pas pasionin e saj, muzikën.

Përveç kësaj këngëtarja punon edhe në Radio Televizionin e Kosovës, ku edhe aty ka një angazhim maksimal.

Mobi Casa

Studimet e doktoratës në leminë e Marketingut e bënë që Adelina këngën “Bota Ime” ”, e cila këngë është duke u pëlqyer shumë nga publiku, si dhe realizimin e vidoklipit të kësaj këngë të e shtyejë për festat e fundvitit.

“’Bota ime’, ka pak ditë që është lansuar, kam menduar që ta finalizojë pak më herët por meqenëse kisha edhe angazhime të tjera dhe studimet atëherë e kam shtyer por fundvit. Deri me tani kam marrë shumë komente pozitive, por shpresoj që do të ju pëlqej edhe atyre që nuk e kanë parë dhe dëgjuar”.

Derisa jemi në fundvit, Adelina planifikon që festat e fundvitit ti kalojë me familjen e saj dhe te argëtohet me miqtë dhe me të afërmit e saj.

“Natën e parë preferojë që ta festojë me familjen time, me njerëzit më të dashur të mi. Netët tjera jam e angazhuar në Kosovë”, thotë Adelina.

Ajo ka plane edhe për vitin 2015.

“Planet e mia për vitin 2015 janë të shumta por do të konsideroja se viti 2015 do të ishte i suksesshëm për mua po të realizoj qëllimet që kanë të bëjnë me përmbushjen e planit të punës në institucionin ku punoj, përgatitjen e temës se doktoraturës, si dhe realizimi e se paku një kënge të përcjell me videoklip”.

E kur pyetët për jetën e saj private, Adelina nuk flet shume, sepse thotë se vet fjala private tregon se është një gjë për të cilën nuk flitet në opinion.

“Sukseset në lëmin e punës rreth doktoraturës janë suksese në jetën time private me të cilat më se tepërmi mburrem ashtu sikurse edhe me punën që e bëjë! Jo nuk jam e dashuruar megjithëse parimi ime jetësore është: se jeta private është e shenjtë dhe janë shumë gjera të cilat çdo njeri dëshiron ti ruaje vetëm për vete, ti ndaje vetëm me më të afërmit e saj”.