UBT

Bota dënon sulmin në Paris: Ka ardhur koha t’i japim fund terrorizmit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shtëpia e Bardhë, kryeministri britanik David Cameron, dhe kancelarja gjermane Angela Merkel kanë dënuar njëherësh sulmin terrorist ndaj revistës satirike në Paris, ku mbetën të vrarë 12 persona dhe u plagosën rëndë edhe 10 tjerë.

Kryeministri britanik, përmes një postimi, e ka quajtur sulmin tmerrues ndërsa ka bërë thirrje që të gjithë t’i qëndrojmë pranë Francës në këto momente.

“Vrasjet në Paris janë tmerruese. Jemi pranë popullit francez në luftën kundër terrorit dhe mbrojtjes së lirisë së shtypit.

Gjithashtu edhe kancelarja gjermane e ka dënuar sulmin, duke thënë se kjo nuk do të justifikohet në asnjë mënyrë, transmeton Shekulli.

Hidromorava

“Ky akt i neveritshëm nuk vetëm sulm mbi jetën e qytetarëve francezë dhe sigurisë së tyre, por edhe një sulm ndaj lirisë së shtypit dhe lirisë së fjalës, elementëve thelbësorë të kulturës sonë demokratike. Kjo nuk do të justifikohet në asnjë mënyrë”, ka thënë Merkel.

Këshilli Mysliman Francez e ka dënuar sulmin si një “akt barbar” kundër “demokracisë”, ndërsa ka bërë thirrje që ndaj autorëve të merret masa më e ekstreme.

Sulmi është dënuar edhe nga zyrtarë të lartë të NATO-s, të cilët kanë thënë se ka ardhur koha që terrorizmi të marrë përgjigjen e duhur.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.