RCCOLA

Bota 2100: Do të jemi 10 miliardë, naftë dhe bukë do të ketë shumë më pak

/ 2 minuta lexim

Ekspertët për Kombet e Bashkuara kanë bërë projektime të të dhënave për atë se si do të dukej bota në vitin 2100. Do të jemi 10 miliardë banorë, ndërsa naftë dhe ushqim do të ketë shumë më pak… Me numrin e tanishëm të banorëve në Tokë prej 7miliardësh, i cili rritet çdo moment, shumë njerëzve u intereson se si do të dukej jeta në botë në vitet e ardhshme.

Ekspertët për Kombet e Bashkuara kanë bërë projektimet për atë se si duhet të dukej bota në vitin 2100. Kështu parashikohet që numri i banorëve do të rritet në rreth 10 miliardë, ndërsa më shumë se 80 për qind e popullatës do të jetojë në qytete.

Ushqimi dhe nafta mungojnë që tani, ndërsa situatë edhe më e rëndë do të jetë pas rreth nëntëdhjetë vjetësh. Ndryshime do të ketë edhe në numrin e gjuhëve që do të fliten. Kështu, tani në botë ka rreth 7.000 gjuhë, ndërsa me kalimin e viteve një numër i madh i tyre nuk do të përdoret më. Gjuha mbizotëruese do të jetë anglishtja, shkruan “Business Insider”.

UBT

Dukshëm do të rritet edhe përqindja e njerëzve më të moshuar se 65 vjeç.

Kështu në vitin 2010 në botë ka pasur 7.6 për qind më të moshuar se 65 vjeç, derisa për vitin 2100 parashikohet që ky nunër do të rritet në 22.3 për qind. Në përputhje me këtë do të zgjatet edhe jetëgjatësia mesatare nga 68 në 81 vjeç.