UBT

Boshnjaku, rekrut i Zvicrës, akuzohet për terrorizëm islamik

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Ai, me grupin e tij, sipas akuzës, po misiononte në kantonin e Neuchatelit në mënyrë të dhunshme për fenë islame

Ditë më parë qe arrestuar në regjionin e Le Locle dhe La-Chaux-de-Fonds jë grup islamistësh të rinj që ushtronin dhunë në mesin e të rinjve zviceranë dhe të tjerë. Ata kishin rrahur dhe torturuar, frikësuar dhe shantazhuar rreth 30 të rinj.

Në grupin e arrestuar ishte një shtetas zviceran me prejardhje boshnjake, një çeçen dhe një shtetas i Afganistanit, të cilët, sipas akuzës, po misiononin për fenë islame në mënyrë të dhunshme.

Uji Dea

Por e veçanta e këtij grupi, ajo që e ka bërë temë të medieve të sotme në Zvicër është fakti se pjesëtari i tij boshnjak ka ndjekur shkollën e rekrutëve në Armatën e Zvicrës.

Në faqen e tij në facebook ku ai ka pozuar me uniformën ushtarake thuhet të ketë shkruar: “Bosnja do të jetë përgjithmonë vendi im. Unë këtu (në Zvicër) vetëm po i vjedh njohuritë, të cilat do t`i marr me vete për në Bosnjë” shkruan “Sonntags Blick” dhe 20 minuten.ch.

Sipas prokurorisë së Neuchatelit, boshnjaku 23 vjeçar i tajon një bande kriminele, të një llojio që më parë nuk ka ekzistuar në Zvicër. Prokurori i lëndës ka thënë se në karrierën e tij nuk kishte parë akoma një rast të tillë të përdorimit sistematik të metodave të shantatzhit. Banda me erin “Jamahat” sipas tij ekziston që nga viti 2008.(albinfo)