Bosët e luftës po ia nxjerrin të palarat njëri-tjetrit

Debati i kohëve të fundit me tone të ashpra ndërmjet politikanëve të vendit, ka filluar ta nxjerrë fillin e së keqes që ka zënë rrënjë nga lufta e veçmas nga paslufta me akuzat e kundërakuzat e politikanëve, që kryesisht janë të PDK-së apo derivat të saj për keqpërdorime të parasë publike.
Krasniqi: Gjatë luftës dhe pas saj paraja publike nga këta njerëz është abuzua.
“E keqja kryesisht e ka zanafillën e pasluftës me akuza të tmerrshme të politikanëve, që janë kryesisht nga subjekti politik i PDK-së, ku gjithë derivatet e keqpërdorimit janë nga ky subjekt politik dhe krerët e tyre, duke filluar që nga postierët e tyre të luftës deri tek komandantët. Tani shoqëria ka filluar që ta heqë frikën nga banditizmi dhe çdokush do ta thotë atë se çfarë pasqyre ka pasur dhe çka kanë keqpërdorur gjatë këtyre viteve, sepse shoqëria është e lodhur nga këta zhvatës dhe keqpërdorues të pasurisë së qytetarit”, është shprehur analisti Ali Hertica, raporton Gazeta Kosova Sot
Debati i kohëve të fundit me tone të ashpra ndërmjet politikanëve të vendit, ka filluar ta nxjerrë fillin e së keqes që ka zënë rrënjë nga lufta e veçmas nga paslufta me akuzat e kundërakuzat e politikanëve, që kryesisht janë të PDK-së apo derivat të saj për keqpërdorime të parasë publike. Akuzat e Ramiz Lladrovict dhe Jakup Krasniqit duke u zgjeruar edhe me njerëz të tjerë, nxjerrin në shesh intrigat dhe keqpërdorimet e mëdha që kanë ndodhur për përfitime personale të këtyre politikanëve e pushtetarëve. Analisti Shefqet Dibrani në një prononcim për gazetën “Kosova Sot” ka thënë se debati i kohëve të fundit që vjen kryesisht nga liderët politikë të PDK-së, apo siç thuhet nga elementet që janë derivat i këtij produkti politik, janë bërë temë e ditës, edhe pse për njohësit e rrethanave dhe të prokurorisë këto pohime e akuza janë të ditura në hollësi. Por dallimi, sipas Dibranit, është se tani këto akuza po thuhen nga ata që janë të implikuar direkt në ato procese, prandaj më shumë sesa një shfryrje e mllefit, duket si një lloj vetëdijesimi se nuk shkohet më tutje, dhe as vendi nuk zhvillohet me barrën e përgjegjësisë së madhe, me krimin dhe kriminalitetin ekonomik dhe politik që ia kanë bërë të tashmes dhe të ardhmes së këtij vendi. “Tashmë po dihet se Kosova është shantazhuar kryesisht nga kjo kastë, e cila vazhdimisht është mbështetur në vlerat e luftës, por ka mbetur e pasqaruar pse më shumë kanë bashkëpunuar me struktura të Lidhjes Komuniste dhe të shërbimeve sekrete serbe, të cilat tashmë janë shumë aktive, dhe madje në ofensivë për të ngulfatur proceset demokratike në Kosovë, dhe në këtë vend për ta krijuar një frymë antiamerikane, pasi që Amerika është promotor kyç i fitores së Kosovës. Tashmë po shihet niveli arsimor dhe ai patriotik i komandantëve, për të cilët flitet edhe për keqpërdorimin e pozitës së tyre sa ishin në luftë, për rolinudhëheqës me pasoja tragjike, ku dyshohet se fshihen raste makabre kundër njëri-tjetrit, që në pamje duket si një konflikt për qërim hesapesh në mes tyre, ose edhe për t’i shëruar aty-këtu edhe plagët e hasmërive më të hershme”, është shprehur Dibrani.
Realizimi i programeve serbe në veri
Sipas Dibranit, të njëjtët me të mbaruar lufta iu kanë lëshuar pa kriter keqpërdorimit të pasurisë së Kosovës, e cila tashmë është katandisur tejmase. “Shikuar me sy kritik, kjo kategori u pasurua shumë duke krijuar mirëqenie të madhe. Disa sish janë pajisur edhe me grada akademike, ndonëse kapaciteti i dijeve dhe mundësive zhvilluese nuk i tejkalonte as nivelet e shkollave të mesme”, ka vijuar më tej Dibrani, dhe ka shtuar se pavarësisht këtyre konflikteve, këtu duket se po del në pah edhe zhytja dhe përzierja në këtë mes edhe e shërbimit serb. “Kjo po shihet nëpërmes funksionarëve të lartë komunistë, të cilët që nga udhëheqja e Qeverisë – kryeministri, e deri në dikasteret më të ulëta në nivelet lokale, kontrollohen nga kjo strukturë, e cila e ka shtrirë rrjetin e nëntokës kudo. Prandaj, konflikti publik në mes të komandantëve dhe përgjegjësve të luftës, duke i futur këto edhe pasurimin e tyre menjëherë pas luftës, do të fshihen nga shërbimi i Lidhjes Komuniste të Kosovës, i cili është mjaft aktiv dhe kudo”, është shprehur ai. “Më shumë se sa një konflikt i karakterit klasik, duket të jetë i porositur sa për ta tërhequr vëmendjen e qytetarit nga gjendja reale në Mitrovicë, dhe për më shumë edhe nga skandali i 30 milionëve të ‘Z-Mobile’, për të cilën Qeveria e Kosovës duhet t’ua shpërndajë sekserëve dhe rrjetit mafioz, të cilët tashmë s’kanë çfarë shesin nga pasuria e Kosovës. Me një fjalë, ky incident duket krejtësisht i sajuar, sa për të realizuar programet serbe në veri të Mitrovicës, për ta shtrirë ndikimin e Serbisë mbi Telekomin e Kosovës dhe kështu me radhë. Prandaj, apeloj tek Agjensioni Kosovar i Inteligjencës (AKI), tek Prokurori i Shtetit, bashkë me mekanizmin e sigurisë, përkatësisht Policinë e Kosovës, që bashkërisht me sistemin e drejtësisë të aktivizohen, nëse edhe këto dikastere nuk kanë rënë në duart e shërbimeve, që kanë qëllim për ta dështuar shtetin e Kosovë, për lirinë e të cilit është luftuar, dhe për më shumë për të mos dështuar projekti amerikan për ta shtrirë demokracinë edhe në Ballkanin Perëndimor, përkatësisht në Kosovë”, është shprehur Dibrani./kosova sot/