Bosët e kompanive të derivateve plaçkitin qytetarët me naftë të dobët
Analistët dhe ekspertët e fushës së ekonomisë kanë vlerësuar se në vendin tonë, që nga paslufta cilësia e derivateve të naftës ka qenë më e dobëta në rajon, dhe kjo veç tjerash edhe për arsye se kanë dështuar mekanizmat që është dashtë të bëjnë kontrollin ndaj këtij produkti.
Kaçaniku: Mashtruesit po ‘sponsorizohen’ edhe nga institucionet, asociacionet dhe mekanizmat e pushtetit
Analistët dhe ekspertët e fushës së ekonomisë kanë vlerësuar se në vendin tonë, që nga paslufta cilësia e derivateve të naftës ka qenë më e dobëta në rajon, dhe kjo veç tjerash edhe për arsye se kanë dështuar mekanizmat që është dashtë të bëjnë kontrollin ndaj këtij produkti.
Ndaj ata kanë shtruar edhe çështjen se përse derivatet e naftës që shiten në Kosovë janë më të dobëtat në rajon për cilësi, nga fakti se edhe vetë qytetarët ankohen se nga mos kontrolli i inspektorëve po i lejon kompanitë, që fitimet e tyre t’i rrisin nga nafta jocilësore dhe duke vënë ujë në të, e për rrjedhojë duke ju shkaktuar kështu dëme të mëdha në makinat e tyre.
Eksperti i ekonomisë, Xhevdet Neziraj, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot” ka thënë se në vendin tonë që nga paslufta cilësia e derivateve të naftës ka qenë më e dobëta në rajon, për arsye se kanë dështuar mekanizmat, që është dashur të bëjnë kontrollin ndaj këtij produkti.
Sipas tij, nuk është e rastë- sishme se në territorin e Republikës së Kosovës për kilometër katror më së shumti, siç tha, kemi pompa të derivateve të naftës, dhe arsye është se investimi kthehet shpejt, mandej cilësia është shumë e dobët e kontrolli i MTI-së fare nuk ekziston. Shton se përveç cilësisë nëpër pompa, ka edhe vjedhje të konsumatorit në sasi të derivateve. “Sot mbi 50 për qind të pompave janë të pafiskalizuara, prandaj përfitimi në këtë lëmi në mënyrë kriminale është më i organizuari në Republikën tonë të pavarur. Edhe pse pati premtime të mëdha nga qeveria e akademik Mustafës dhe Ministrisë së MTI-së se do të luftohet korrupsioni edhe në këtë lëmi shumë profitabile, nuk kanë bërë asgjë konkrete përveç fjalëve dhe retorikes boshe, as një veprim konkret nuk është bërë dhe vetëm sa ka lulëzuar ky biznes i cili është duke i plaçkitur qytetarët e vendit”, është shprehur Neziraj. “Shumë qytetarë kanë pësuar dëme në automjetet e tyre për shkak të cilësisë së dobët të naftës dhe për më keq nuk ke as ku të ankohesh, sepse njerëzit që merren me këtë biznes janë të fuqishëm, janë të lidhur drejtpërdrejtë me ata mekanizma që duhet edhe të bëjnë këtë kontroll të derivateve të naftës. Po të ndodhte një kontroll i rreptë ndaj pompave të derivateve të naftës, pra të vepronin inspektorët e MTI-së, inspektorët e ATKsë dhe mekanizmat për mbrojtjen e konsumatorit mbi 90% të pompave do të ishin mbyllur dhe këto biznese do të kishin falimentuar. Besoj se më tepër ka pompa të derivateve në Kosovë me 2 milionë qytetarë se sa Gjermania që ka 82 milionë banorë, por këto mbijetojnë vetëm në saje të keqpërdorimeve që i bëjnë si në cilësi ashtu edhe në sasi. Andaj, qeveria e ardhshme e ka për obligim që në këtë fushë të ketë rregulla strikte dhe t’i mbrojë qytetarët sepse e ka për obligim që një qeveri demokratike në radhë të parë të mbrojë interesin e qytetarit dhe të ndalojë krimin e organizuar që bëhet në këtë fushë”, u shpreh ish-deputeti Xhevdet Neziraj.
Berjani: Shoqata e naftëtarëve nuk pranon asnjë rezultat të bërë në laboratorët e Serbisë e as të Maqedonisë
Kryetari i Shoqatës së naftëtarëve, Fadil Berjani, thotë se Shoqata e naftëtarëve ka kohë që ka kërkuar që të bëhet kontrolli i cilësisë në kufi para se të zhdoganohet dhe tani siç tha jemi dëshmitarë të asaj që kanë kërkuar dhe që kanë pasur të vërtetë brengat e tyre, derisa në doganat e Kosovës janë ndaluar mbi 30 autobote, ku deri më tani kanë rezultuar jo konform mbi 25 autobote. “Ne kërkojmë përsëri që të vazhdohet me kontroll të cilësisë në kufi dhe ne si shoqatë do të thërrasim mbledhjen e kuvendit javën që vjen dhe nga sot ne nuk do të pranojmë asnjë gjobë të lëshuar përgjatë monitorimit. Ne nuk jemi importues, çfarë faji kemi ne të gjobitemi. Shoqata e naftëtarëve nuk pra non asnjë rezultat të bërë në laboratorët e Serbisë e as te Maqedonisë, praktikat e deritanishme për t’i rregulluar, falsifikuar cilësinë në laboratorët e Serbisë dhe të Maqedonisë”, është shprehur ai.
Shton se çdo superanalizë të dërgohet në laboratorët e Bashkimit Evropian. “Laboratorët nga Serbia, Maqedonia nuk kanë kujdes për konsumatorët, nuk mërziten për ndotjen e ajrit e as për prishjen e makinave. Cilësia e dobët e derivateve të importuar nga disa kompani importuese e prish imazhin edhe të naftëtarëve të ndershëm në kohën e verës kur kemi një numër të madh të mërgimtarëve, të cilët vijnë në Kosovë me makina e ne i furnizojmë me naftë jo cilësore ku ju shkaktojmë probleme në makina. Sikur ky derivat të mos ishkontrolluar ish shpërndarë në pika karburanti, ku me rastin e monitorimit nga MTI- ja pikat e karburantit ishin gjobit nga 10 mijë euro minimumin. Apeloj tek dogana e Kosovës që të rritë kontrollin e cilësisë, e që dikujt nuk i konvenon kontrolli i cilësisë në kufi. Kërkoj nga qeveria e ardhshme, që ligji i naftës të kalon sa më shpejt po jo siç po e kërkojnë disa kompani një ligj të centralizuar dhe të korruptuar. Unë përkrah një ligj transparent, liberal sipas standardeve të BE-së dhe kushtetutës së RKS-së e jo sipas apetiteve të disa kompanive të korruptura me skandale dhe kanë shkel çdo ligj në RKS”, theksoi për gazetën “Kosova Sot” kryetari i Shoqatës së naftëtarëve, Fadil Berjani./kosova sot/


