FIDANISHTJA

Bosch: Specialja duhet të bëhet

/ 2 minuta lexim
HW

Ambasadori Holandez i akredituar në Kosovë, Robert Bosch, e ka rikonfirmuar qëndrimin e tij rreth Gjykatës Speciale për krime të luftës. Ai ka thënë se themelimi i kësaj gjykate është përgjegjësi e institucioneve të Kosovës dhe kjo duhet të bëhet.

“Nuk jam i kënaqur me institucionet kosovare. Themelimi i Gjykatës Speciale është nje obligim që shteti i juaj duhet ta përmbushë”, ka thënë Bosch në emisionin “Info Magazine” të Klan Kosovës .

“Është vendosur kësisoj nga komuniteti ndërkombëtar dhe duhet ta bëni. Krijimi i speciales nuk ka të bëjë me dënimin e shqiptarëve, sepse askush nuk ka pse të frikohet kur është i pafajshëm, madje pastrohet emri juaj”.

“Gjykata Speciale do të kalojë në fund, sepse alternativat tjera janë më të këqija dhe këtë e dinë të gjithë”.

“Porosia nga BE-ja për Gjykatën është e qartë”.

United Hospital

Bosch: Gropat i mbusha që të jap shembull për të tjerët

Ambasadori holandez, Robert Bosch tha se gropat e mbushura nga ai nuk ka qenë ndonjë kundërvënie ndaj pushtetit lokal të Prishtinës ose diçka e tillë, por vetëm ka qenë një sanim i një problemi që i ka penguar.

Ai bile tha se ka mbushur gropa edhe në Suedi, pasi që nga ky shtet e ka gruan, mirëpo Bosch, ka thënë se një gjë të tillë e ka bërë edhe në vendlindjen e tij në Holandë.

“Gropat e fundit që i kam mbushur nuk kanë qenë para ambasadës sime, por në një rrugë që kaloja çdo ditë dhe ato më pengonin sepse funksiononte vetëm një korsi e rrugës”, tha Bosch në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Kjo iniciativë është bërë nga unë që të jepet shembull për të tjerë, sepse ato gropa ju pengojnë”, shtoi në fund Bosch.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.