UBT

Bosch: Nuk pati ndërhyrje për ngërçin, pati vetëm këshilla

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, thotë se për zgjidhjen e ngërçit politik gjashtëmujor në Kosovë nuk ka pasur ndërhyrje të ndërkombëtarëve, por vetëm lutje nga ana e tyre që Kuvendi të konstituohet sa më shpejt.

“Vetëm atëherë kur të gjitha institucionet do të funksionojnë siç duhet, Kosova më nuk do të jetë e varur nga ndërkombëtarët”, ka thënë ambasadori i Holandës në Kosovë.

Në një intervistë për “Kohën Ditore” zyrtari holandez është shprehur se duhet angazhim tepër i madh në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

RCCOLA

Diplomati Bosch ka shtuar se ka qenë një periudhë kur UNMIK-u ka udhëhequr vendin, pas tyre ICO-ja e EULEX-i dhe kjo, sipas tij, nuk mund të quhet intervenim, por funksionim i sistemit në mënyrën që është caktuar të bëhet.

Duke komentuar mbi ngërçin institucional, Bosch ka deklaruar se nuk ka pasur ndërhyrje, por vetëm lutje nga ana e tyre që Kuvendi të konstituohet sa më shpejt, për shkak të sfidave që po e presin Kosovën.

“Para së gjithash komuniteti ndërkombëtar i ka dhënë mbështetje të vazhdueshme Kosovës, posaçërisht pas vitit 2008. Kujtojmë përfaqësuesin special të ICO-së, mikun tim Peter Feith, ndërsa tani është EULEX-i, mision ky që ka një rëndësi të veçantë për vendin tuaj në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit…”, ka thënë Bosch. /Koha Ditore/