Mobi Casa

Bosch: Kosova nuk fiton asgjë me refuzimin e Gjykatës Speciale

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka thënë të mërkurën se Kosova duhet të merr vendim pozitiv për themelimin e Gjykatës Speciale për Krime Lufte, përndryshe kjo çështje do të kalojë në kompetencë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, gjë që do të mund të jetë shumë e rrezikshme për imazhin e vendit më të ri evropian.

“Për Gjykatën Speciale duhet të votohet këtu. Nëse asaj i thuhet ‘jo’ këtu, atëherë kjo çështje do të transferohet në kompetencë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ky mund të jetë një rrezik shumë serioz. Ju nuk do të mund të fitoni asgjë me refuzimin e Gjykatës Speciale, përveç Tribunalit të OKB-së për krime lufte”, ka thënë Bosch.

Ai ka shtuar se së shpejti në Prishtinë pritet të arrijë një ekip nga Brukseli për të negociuar përmbajtjen e dokumenteve që duhet të adoptohen nga Kuvendi i Kosovës lidhur me themelimin e Gjykatës Speciale.

Ajo që deri më tani dihet, sipas Bosch, është që Gjykata Speciale do të duhej të jetë e përbërë tërësisht nga prokurorët dhe gjykatësit ndërkombëtarë dhe se ajo me stafin e vet në tërësi do të vendoset në Holandë.

HW

Bosch ka thënë se EULEX “ka kryer punë të mirë në Kosovë” dhe se mandati i tij skadon nga mesi i vitit të ardhshëm.

“Ende mbetet të shihet dhe të negociohet formati i asistencës së ardhshme të BE-së për Kosovën në fushën e sundimit të ligjit. Disa elemente të tanishme të misionit nuk do të jenë të nevojshme në të ardhmen, por disa sikurse gjykatësit apo prania e policisë në veri të vendit sipas të gjitha gjasave do të vazhdohen”, ka thënë ai duke shtuar se “EULEX-i sipas të gjitha gjasave do të ekzistoj me emër tjetër dhe me mandat më të kufizuar.”

Këto komente ambasadori holandez i ka bërë një ligjëratë para studentëve të Kolegjit ISPE. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.