UBT

Bosch kërkon që Borrell, Lajçak e Hill t’i përmbahen zotimit të Mogherinit për Asociacionin

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Robert Bosch, ish-ambasador i Holandës në Kosovë, ka komentuar deklarimin e ish kryeministrit të Kosovës, sipas të cilit, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell dhe emisari për dialogun, Miroslav Lajçak, duhet të respektojnë letrën e Federica Mogehrinit, pasardhëses në këtë post të Borrellit.

Në atë letër sa ajo ishte në detyrë, dërguar Mustafës, ajo kishte garantuar se Asociacioni nuk do të kishte kompetenca ekzekutive.

“Shpresoj se Lajçak dhe Borrel e gjithashtu dhe Hill, do t’i rezistojnë kësaj”, shkruan Bosch.

“Nëse jeni ndërmjetës objektiv, duhet t’ju besohet dhe të mos e thyeni këtë besim”, deklaroi Bosch, i cili bashkë me këtë deklaratë, ka publikuar edhe deklarimin e Mustafës dhënë për RTK-në.

Ish kryeministri kosovar ka thënë se para tetë vjetësh, kishte marrë një letër nga kryediplomatja e BE-së, Federica Mogherini, si garanci se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të kishte kompetenca ekzekutive.

GRANDEMALL

Mustafa tha se Serbia nuk ishte në dijeni të letrës që kishte marrë nga Mogherini një ditë para nënshkrimit të marrëveshjes.

Të nesërmen, Mustafa dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq nënshkruan Marrëveshjen për elementet kryesore të Asociimit, e cila përfshinte ndër të tjera nenin 2 dhe 22.

Këto dy pika specifikojnë qartë se statuti i Asociacionit duhet të marrë dritën jeshile nga Gjykata Kushtetuese përpara krijimit të tij.

Serbia nuk ishte në dijeni të letrës. Mustafa tha se kishte insistuar që ta kishte letrën, por ajo ishte formuluar nga Mogherini.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.