UBT

Bosch i reagon Borrellit: BE-ja përsëri tregoi paaftësinë në lidhje me Kosovën

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë Robert Bosch, vazhdon të ndjek me interes problemet në Kosovë dhe raportet Kosovë-Serbi.

Për aksionin e sotëm të policisë në disa qytete të Kosovës, përfshirë edhe veriun, Bosch ka kritikuar qëndrimin e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Bosch, ka thënë se BE-ja po e tregon edhe një herë paaftësinë e saj në lidhje me Kosovën.

Fundamenti

“Përsëri BE-ja tregoi paaftësinë e saj në lidhje me Kosovën. Borrell de facto, duke i kërkuar policisë të mos dalë kundër kontrabandistëve, nëse do të kishte marrë mundimin të njihej me realitetin në veri të Kosovës, do të kishte kuptuar se veriu drejtohet nga banda kriminale dhe nuk është kurrë herët për të dalë kundër tyre. Pra, edhe nëse reagimi ndaj bandave ka qenë i dhunshëm, ai duhet ta lavdërojë atë”.

Borrell, në reagimin e tij, e ka quajtur “të njëanshëm dhe të pakoordinuar” aksionin në veri të Kosovës./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.