Borziloku është antiseptik natyral

/ 2 minuta lexim

Shumë pak dihet për të, por borziloku është një antiseptik i mirë natyral dhe ka një efekt të gjerë. Ekzistojnë disa lloje të borzilokut, por të përbashkët kanë faktin se është bimë shëruese dhe erëz e shijshme. Gjatë ditëve të ftohta të dimrit, borziloku është luftëtar i përsosur kundër ftohjes dhe gripit.

Madje, shumë ekspertë pohojnë se është antiseptiku më i fortë natyral. Në dy litra ujë të vluar shtoni borzilok dhe bëni një inhalim. Do të befasoheni me rezultatet e arritura. Fëmijëve shumë të vegjël nuk u preferohet, pasi që borziloku ka ndikim të fortë.

Eco Higjiena

Edhe ajri i tharë në dhomë do të pastrohet, nëse në ngrohëse vendosni enë me ujë me borzilok. Ashtu në ujë, me javë të tëra mund ta freskojë ajrin, duke liruar aromë të këndshme që ndikon mirë në organet e frymëmarrjes. Në secilën formë, borziloku sugjerohet në të gjitha dhomat e gjumit, sepse relakson sistemin nervor, ndërsa që edhe dhimbjet e kokës dhe tensionimet do të kalojnë.

Sezoni i gripit dhe ftohjes nuk mund të paramendohet pas borzilok/ çaji nga kjo bimë jep rezultatet të hatashme. Në 2 dcl ujë të vluar shtoni një ujë të kafesë me borzilok të tharë, prisni 5-7 minuta e më pas e pini.