ARKATANA

Borxhi publik i Kosovës hip në mbi një miliard euro

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se borxhi publik në 2018 ka arritur në 1.08 miliardë euro, që është për 11.9 për qind më i lartë krahasuar me 2017. “Rritja e borxhit publik në Kosovë i atribuohet rritjes së borxhit të brendshëm përderisa borxhi i jashtëm publik u karakterizua me rënie. Si përqindje e BPV-së, borxhi publik ka arritur në 16.9 për qind nga 15.7 për qind sa ishte në TM3 2017”, thuhet në raportin e BQK-së, “Vlerësimi Tremujor i Zhvillimeve Makroekonomike”.

Sipas BQK-së, sektori fiskal deri në shtator 2018 u karakterizua me rritje të të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore prej 5.7 për qind përkatësisht 10.4 për qind, raporton RTKlive.

United Hospital

Përkundër faktit se norma e rritjes së shpenzimeve ishte më e lartë krahasuar me normën e rritjes së të hyrave, buxheti i Kosovës regjistroi suficit primar buxhetor prej 9.2 milionë euro (60.8 milionë euro suficit në periudhën e njëjtët të vitit 2017).

“Deri në gusht 2018, sektori i jashtëm është karakterizuar me rritje vjetore të deficitit të llogarisë rrjedhëse për 40.3 për qind. Kjo rritje e deficitit të llogarisë rrjedhëse i atribuohet rritjes së deficitit të mallrave dhe zvogëlimit të bilancit pozitiv të shërbimeve, përderisa bilancet pozitive të të ardhurave parësore dhe dytësore shënuan rritje. Në kuadër të bilancit të pagesave, remitencat u karakterizuan me rritje prej 6.0 për qind përderisa investimet e huaja direkte (IHD) shënuan rënie prej 43.0 për qind”, thuhet në raportin e BQK-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.