KKVITI

Borxhi publik i Kosovës arrin në 1.3 miliard euro në tremujorin e fundit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Borxhi publik i Kosovës po vazhdon të rritet muaj pas muaji si rezultat i ndikimit negativ të pandemisë Covid-19 në ekonominë e Kosovës dhe pritet të rritet ende edhe muajve në vazhdim.

Vetëm në tremujorin e fundit të këtij viti, borxhi publik i vendit ka arritur ta kapë shifrën e 1.3 miliardë eurove, që në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019 është për 1.12 për qind më i lartë.

Ndërkaq, si përqindje e të gjithë Bruto Prodhimit Vendor (BPV), borxhi publik këtë periudhë kohore ka arritur në 19.9 përqind nga vetëm 17.4 përqind që ishte më 2019, përcjell Buletini Ekonomik.

Kjo rritje e borxhit publik, sipas raportit më të fundit nga BQK-ja, me titull: “Vlerësimi Tremujor i Zhvillimeve Makroekonomike Nr. 32, Tremujori III/2020”, i atribuohet rritjes së borxhit të brendshëm prej 18.7 përqind (që ka arritur në 934.5 milionë euro), ndërsa borxhi i jashtëm publik ka shënuar rёnie pёr 0.3 përqind dhe ishte 407.3 milionë euro.

Eco Higjiena

Në anën tjetër, sipas BQK-së, pjesëmarrja e borxhit të jashtëm publik në gjithsej borxhin publik është zvogëluar në 30.4 përqind, nga 34.2 përqind sa ishte në TM3 2019.

Ndryshe, pragu i borxhit publik i paraparë me ligj në Kosovë është 40 përqind e BPV-sё, dhe rrjedhimisht niveli i borxhit publik prej 19.9 përqind e mbanë Kosovën në pozitën e vendit me shkallën më të ulët të borxhit publik krahasuar me vendet e rajonit, vlerëson Banka Qendrore e Kosovës.

“Sidoqoftë, ky nivel i ulët i borxhit publik mund të rritet shpejt në të ardhmen si rezultat ndikimeve negative të pandemisë COVID-19 në ekonominë e Kosovës dhe planeve të qeverisë për ta financuar deficitin buxhetor nëpërmjet borxhit publik”, thuhet më tutje në këtë raport të BQK-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.