Mobi Casa

Borxhi 400 milionësh nuk falet

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Borxhi i konsumatorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës ka mbërri në 400 milionë euro. Drejtuesit e Qeverisë kanë garantuar se këto borxhe assesi nuk do të falen.

Valon Syla, Këshilltar për Marrëdhënie me Publik Njësia e Privatizimit KEDS, tregon se për të realizuar mbledhjen e këtyre borxheve, ekspertët e KEK’ut, të mbikëqyrur edhe nga Këshilltari i Transaksionit IFC, kanë hartuar Marrëveshjen për Mbledhjen e Borxheve të Vjetra që në fakt do të shërbejë si një marrëveshje midis KEK’ut të mbetur dhe privatizuesit Kosovo Calik Limak Energy.

“Borxhet e vjetra ndaj Korporatës Energjetike të Kosovës kanë arritur mbi 400 milionë euro, kështu së paku raportohet nga menaxhmenti i KEK. Këto borxhe datojnë qysh nga koha e administrimit të UNMIK me Kosovën dhe KEK’un, e deri më sot”, tha Syla.

Mobi Casa

Ai tregoi se marrëveshja ka këto kushte – privatizuesi për mbledhjen e borxheve mbi 10 mijë euro përfiton 15 për qind nga shuma e borxhit të mbledhur. Ndërsa, për borxhet nën 10 mijë euro përfiton 25 për qind nga shuma e borxheve të mbledhura. Mirëpo, sipas tij, një gjë duhet të jetë e qartë për të gjithë se borxhet ndaj KEK’ut, nuk do të falen dhe duhen të paguhen. Sa i përket bazës ligjore për Marrëveshjen për Mbledhjeve të Borxheve të Vjetra, tha ai, ajo është hartuar sipas ligjeve të vendit në fuqi dhe ngërthen karakter komercial të marrëveshjes, për mbledhjen e borxheve ndaj KEK’ut, midis KEK’ut të mbetur dhe kompanisë së re Distribucionit dhe Furnizimit, KEDS – Kosovo Calik Limak Energy.

“Interesi i Qeverisë së Kosovësështë që të mblidhen borxhet ndaj KEK’ut i cili me paratë e mbledhura do të mund të investoj në kapacitetet e gjenerimit dhe revitalizimin e këtyre kapaciteteve gjeneruese të energjisë elektrike”, tregoi Syla.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.