Mobi Casa

Borxhet milionëshe që mund të falen

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Borxhet qindra milionëshe të qytetarëve më të vjetra se gjashtë vite ndaj Ndërmarrjeve Publike, do të falen nëse këto të fundit nuk kanë hapur procedurë ligjore. Pjesa më e madhe e borxheve ndaj këtyre ndërmarrjeve është deri në vitin 2006 që mund të hyjë në kategorinë e faljes.

Ndërmarrjet Publike, në përjashtim të Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” kanë refuzuar të tregojnë se sa është vlera e saktë e borxheve që qytetarët u kanë këtyre ndërmarrjeve nëpër vite. Madje nuk dihet nëse kanë hapur procedura ligjore për ta arkëtuar atë. Megjithatë një gjë është e sigurt këto borxhe nuk do të amnistohen në kuadër të Ligjit për Amnisti.

Mobi Casa

Dren Xhema nga KEDS ka thënë për Tribuna se nëse nuk kontestohet borxhet nga KEK/KEDS me paraqitjen e rastit në mënyre ligjore, atëherë borxhi i mbetur falet pas gjashtë viteve. Ai ka njoftuar se borxhi total i mbetur para se të hyjë KEDS-i në punë është përafërsisht 400 milionë euro, përderisa nuk ka sqaruar borxhin që i kanë qytetarët kësaj sipas viteve.(Tribuna)