Borxhet e trashëguara e ngulfasin jetën institucionale të Kllokotit

Kllokot – Kryetari i Komunës së Kllokotit, Sreqko Spasiq, në bashkëpunim me drejtorët e drejtorive, të enjtën para një numri të madh të qytetarëve të kësaj komune ka prezantuar punën e komunës dhe angazhimin e Drejtorive të saj për realizimin e projekteve që janë me prioritet për banorët dhe fondet e përdorura për periudhën e gjashtë mujore të këtij viti.
Takimin me qytetarët, gjegjësisht Debatin publik e hapi Nebojsha Vesiq, këshilltarë i kryetarit e në këtë debat ishin prezent edhe Hasan Rashiti, nënkryetar i komunës si dhe Millorad Mirkoviq, kryesues i kuvendit të komunës si dhe të gjithë drejtorët e drejtorive, zyrtarët e komunës dhe qytetarët e komunës së Kllokotit, raporton rajonipress.
Sreqko Spasiq, në bashkëpunim me drejtorët, qytetarëve ju prezantoi një raport të detajuar të punës së institucioneve komunale dhe për mjetet e shpenzuara në periudhën janar-qershor të vitit 2014.
Ai ka të gjithë qytetarët për prezencën dhe interesimin e tyre për punën e komunës dhe prezantoi projektet që komuna i ka realizuar deri tani.
Spasiq i njoftoi qytetarët edhe për planet për të ardhmen, projektet e reja që do të realizoj komuna. E në fokus të fjalës së tij ishte ballafaqimi i institucioneve të kësaj komune me borxhet e trashëguara nga qeveria lokale e kaluar që sipas raportit janë në lartësi rreth 300 mijë euro.
Mjetet e shpenzuara për periudhën janar – qershor u prezantuan përmes Zyrtarit të Lartë financiar Kelmend Rexhepi.
Në këtë debat me qytetarë udhëheqësit komunal paralajmëruan edhe angazhime dhe aplikime për projektet për periudhën në vijim.
Udhëheqësit komunal janë përgjigjur edhe në pyetjet që i parashtruan qytetarët e interesuar ka njoftuar për rajonipress Aziz Zuka, zëdhënës i komunës së Kllokotit./rajonipress/