HW

Borxh i ëmbël

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Poezi nga Avdush Canaj

ARKATANA

Yllnorja,
ajo diellorja
e mamasë
me këmishën me vija,
më tha sot
në klasë:
Ma ke borxh
një puthje
të vockël,
të vockël sa qershia.
Borxhin
desha ta kryej
menjëherë,
po mësuesja u pa
si lule e qeshur
në derë!
Sapo të bie zilja
me këngën e vjetër,
atë borxh të ëmbël
do ta laj patjetër,
patjetër.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.