Fundamenti

Borrell: Takimet e ndara me Kurtin e Vuçiqin në Mynih, ishin të pasuksesshme

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka lëshuar një deklaratë lidhur me takimet që kishte me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq, gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Borrell është shprehur se me Kurtin dhe Vuçiqin kanë diskutuar për deesklaimin e tensioneve në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Me presidentin serb Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Kurti, kam diskutuar, në takime të ndara, se si të deeskalojmë tensionet mes dy vendeve, fatkeqësisht pa sukses”, thuhet në deklaratën e Borrell të publikuar në faqen e Shërbimit të BE-së për Punë të Jashtme.

Hidromorava

Përveç Kurtit e Vuçiqit, Borrell thekson se ka pasur një numër të madh takimesh dypalëshe me partnerë të BE-së nga e gjithë bota.

Ai tregon se atmosfera në konferencën e sivjetme në Mynih ishte e veçantë sepse, siç shprehet, të gjithë u ndërgjegjësuan se Evropa është në rrezik për shkak të dy luftëra në afërsi dhe shumë konflikte të mundshme në mbarë botën.

“Të gjithë u ndërgjegjësuan për realitetin në Konferencën e Sigurisë të Munihut të këtij viti se Evropa është në rrezik për shkak të dy luftërave në afërsi dhe shumë konflikteve të mundshme në mbarë botën”, ka theksuar ndër të tjera Borrell. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.