Fundamenti

Borrell: S’ka problem që Spanja s’e njeh Kosovën, do ta vizitojë sa të formohet qeveria e re

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Josep Borrell ka pak kohë që ka marrë pozitën e tij të re, atë të Shefit të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian.

Pas marrjes së këtij posti, Borrell ka theksuar se nuk është problem që vendi i tij (Spanja) nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe se ky nuk do të jetë problem që ai të jetë ndërmjetësues i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se nuk do të veprojë si ministër spanjoll. Kur u pyet se a është problem fakti që Spanja nuk e njeh shtetin e Kosovës ai pati një përgjigje të shkurtë, transmeton Indeksonline.

“Jo, pse do të ishte problem?”, shtoi ai për gazetën kroate “Veçernji list”.

FIDANISHTJA

“Unë nuk veproj në këtë drejtim si një ministër spanjoll, pasi marr detyra të tjera. Unë e kuptoj që njerëzit kolaudojnë se nëse vendi im nuk e njeh Kosovën, kosovarët nuk do të më duan. Imagjinoni, nga ana tjetër që unë vij nga një vend që njeh Kosovën. Në atë rast, ata do të mendojnë se serbët nuk do të jenë të lumtur me mua. Ekziston një asimetri e caktuar. E pranoj Kosovën, dikush është i pakënaqur. Nëse unë nuk e njoh Kosovën, prapë dikush tjetër është i pakënaqur”, tha Borell.

Shefi i ri i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka deklaruar se gjëja e parë që do të bëj Kur Kosova të ketë qeverinë e re është të vizitojë Kosovën, ku nuk ka qenë kurrë më parë.

“Do të vizitoj gjithashtu Serbinë, ku kam qenë disa herë, për të diskutuar me të dy palët për një qasje të re për zgjidhjen e problemeve në Ballkan”, tha ai./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.