United Hospital

Borrell pas takimit me Kurtin: Mezi presim që së shpejti të kemi përparim konkret rreth dialogut Kosovë-Serbi

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell ka thënë se mezi pret një përparim konkret në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Këto komente Borrell i bëri pas një takimi që ka zhvilluar me kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla të cilët po qëndrojnë në Mynih të Gjermanisë ku po marrin pjesë në Konferencën e Sigurisë.

Borrell përmes një postimi në Twtter ka shkruar se me kryeministrin Kurti kanë diskutuar për sifdat gjeopolitike dhe implikimet rajonale në Ballkan.

“Shkëmbime të mira me kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla në lidhje me sfidat gjeopolitike që po shohim për momentin dhe implikimet rajonale në Ballkanin Perëndimor. Ne diskutuam gjithashtu edhe hapat e ardhshëm në dialogun Beograd-Prishtinë. Mezi presim së shpejti të kemi përparim konkret”, ka shkruar Borrell.

ARKATANA

Ndryshe kryeministri Kurti tha se Qeveria e Republikës së Kosovës është palë konstruktive që angazhohet për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme që në qendër ka njohjen reciproke.

Në shërbim të kësaj, ai tha se është i gatshëm t’i përgjigjet ftesave për takime të liderëve nëse ka vullnet të njëjtë nga pala serbe.

Ai po ashtu tha se e mirëpret koordinimin e ngushtë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë proces të rëndësishëm. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.