Borrell paraqiti tri kërkesa për tejkalimin e krizës në veri, Von Cramon e shton edhe një

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka publikuar tri kërkesa për të dalë nga kriza në veri.
E krahas këtyre kërkesave, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon e ka shtuar edhe një.
Von Cramon si kërkesë për qetësim të situatës ka thënë se duhet edhe një hetim dhe ndjekje e plotë e autorëve që sulmuan ushtarët e KFOR-it gjatë protestave të së hënës së 29 majit në Zveçan.
“Një kërkesë shtesë, por thelbësore: Hetimi dhe ndjekja e plotë e autorëve të sulmeve kundër ushtarëve të KFOR-it”.
“Ne të gjithë jemi jashtëzakonisht mirënjohës për gjithçka bëjnë trupat tanë dhe u urojmë atyre shërim të shpejt”, ka shkruar ajo në Twitter./Telegrafi/