Eko Higjiena

Borrell: Kurti nuk e pranoi propozimin tonë për kompromis

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, pas takimit të nivelit të lartë në Bruksel ka fajësuar të dyja palët për mosrespektimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në një konferencë për media, Borrell ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka insistuar që të formalizohet njohja de-facto nga Serbia, ndërsa presidenti Aleksandar Vuçiq, sipas tij, ka pranuar kompromisin e paraqitur nga BE-ja. Por në fund s’pati dakordim.

Uji Dea

Ai tutje ka bërë të ditur se ka propozuar që njëra palë të fillojë të zbatojë një pikë të marrëveshjes dhe tjetra ta pasojë.