ARKATANA

Borrell: Kosova dhe Serbia të mos i vendosin ambasadat e tyre në Jerusalem

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Bashkimi Evropian pret që Kosova dhe Serbia të mos i vendosin ambasadat e tyre të Izraelit në Jerusalem. Kështu është shprehur shefi i diplomacisë së BE-së dhe nënkryetari i Komisionit Evropian, Josep Borrell.

Në përgjigje të një pyetje parlamentare, Borrell tha se pret që Kosova dhe Serbia të veprojnë në përputhje me angazhimin e BE-së dhe në përputhje me aspiratat e tyre evropiane, transmeton Express.

“Pozicioni i gjatë i BE-së është se negociatat duhet të gjejnë një mënyrë për të zgjidhur statusin e Jeruzalemit si kryeqyteti i ardhshëm i të dy vendeve dhe se aspiratat e të dy palëve duhet të përmbushen”, tha Borrell, duke shtuar se “çështja e Jeruzalemit është një çështje e statusit përfundimtar”.

United Hospital

“Në përputhje me Rezolutën 478 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1980, e cila u bën thirrje të gjithë anëtarëve të OKB-së të transferojnë ambasadat e tyre në Tel Aviv, të gjitha ambasadat e vendeve anëtare të BE-së, si dhe Delegacioni i BE-së në Izrael, janë të vendosura në Tel Aviv”, është shprehur Borrell

Ai kujtoi se Kosova dhe Serbia e shohin integrimin në BE si aspiratë të tyre strategjike.

“BE pret që të dy vendet do të veprojnë në përputhje me këtë angazhim”, tha kreu i diplomacisë së BE-së. /Expresss/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.