Fundamenti

Borrell dhe batuta e tij me orët “shkrin” së qeshuri Kurtin e Lajçakun – Vuçiq refuzon kiflet e BE-së

/ 2 minuta lexim

Në Bruksel sot është duke u zhvilluar takimi i nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Takimi po zhvillohet me ftesë të kryediplomatit evropian, Josep Borrell.

Fillimisht Borrell së bashku me përfaqësuesin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak patën takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq, e pastaj takim trepalësh.

Pak minuta para fillimit të takimit me kryeministrin Albin Kurti, Borrell u kujdes që të arsyetonte vonesën e tij disa minutëshe duke i thënë Kurtit se mbanë dy ora.

“Asnjëra nuk po punon janë sikurse ju dhe Serbia…”, i thotë Borrell, Kurtit.

Kryeministri Kurti ia kthen se “nuk janë të njëjta, janë në zona të ndryshme kohore”.

Momenti kur Borrell tregon batutën me orët

Hidromorava

Një gjë e tillë bëri që Kurti dhe Lajçak të “shpërthejnë” në të qeshura, derisa Borrell po nxirrte nga xhepi orët për të cilat po fliste.

Historinë e orëve, Borrell e vazhdoi edhe brenda kur u ulën në tavolinën e takimit së bashku me Kurtin e Lajçak.

“Mendoja të të thirrja ty nga Uzbekistani, ishte ora 5:00…”, i thotë kryediplomati evropian Kurtit.

Momenti i refuzimit të kifleve nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq

Por në një disponim të tillë nuk u paraqit presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Ai para fillimit të takimeve është parë me fytyrë më të ngrysur.

Madje në tavolinën e takimit, presidenti serb refuzoi edhe kroasantët e ofruar nga personeli i BE-së. /Telegrafi/