Fundamenti

Borrell: Bëmë një propozim shumë të balancuar për Asocacionin, palët refuzuan duke vënë parakushte

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Pa ndonjë pajtim, Kosova dhe Serbia përmbyllën edhe një maratonë takimesh të enjten në Bruksel.

Pas përfundimit të takimit, përmes një videoadresimi, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se janë shumë të shqetësuar për ngërçin në dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se sulmet e fundit terroriste të 24 shtatorit janë dënuar sërish nga Bashkimi Evropian në takimet që kanë pasur me përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë.

Borrell tha se e vetmja rrugë për të ecur përpara është normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

UBT

“Për këtë normalizim ekziston një pengesë e madhe e ai është Asociacioni i komunave me shumicë serbe”

Borrell thotë se për të kaluar këtë pengesë, palëve u është bërë një propozim evropian për themelimin e Asociacionit e cili sipas tij është “shumë serioz dhe i balancuar”.

Ai shtoi se palët duhet ta shfrytëzojnë këtë moment dhe ta pranojnë propozimin për të evituar episode të tjera dhune.

“Palët nuk ishin të gatshme që të pajtoheshin me këtë, pa parakushte që ishin të papranueshme nga pala tjetër. Në fund, kërkuam nga palët që të angazhohen sinqerisht në procesin e normalizimit, që mund të bëhet vetëm përbrenda në kornizën e dialogut, sepse është e vetmja rrugë për ta për avancim në rrugën evropiane”, ka deklaruar tutje Borrell./Telegrafi/