RCCOLA

Borrell: Bashkimi Evropian po e humbë durimin, urgjentisht të gjendet zgjidhje

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka folur sërish sot për situatën aktuale dhe dialogun Kosovë-Serbi, gjersa theksoi se BE po e humb durimin dhe se duhet urgjentisht të gjendet zgjidhje.

Borrell këto komente i bëri pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në një konferencë të përbashkët për media.

“…E bëra të qartë, ky është edhe pozicionimi i shteteve anëtarë që palët duhet të shtensionojnë situatën dhe të gjejnë një mënyrë për të ecur përpara në bazë të një udhërrëfyesi evropian që i është propozuar javën e kaluar në Bruksel…”, tha Borrell.

Ai tha se është urgjente shtensionimi i situatës, të gjendet një zgjidhje dhe të ketë veprime të shpejta.

UBT

Sipas tij, shtetet anëtare të BE-së po e humbin durimin në raport me situatën që po vazhdon dhe se duhen veprimet të menjëhershme për tejkalimin e situatës.

Ndërkaq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se ka ardhur koha për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

Ai theksoi se Shqipëria është e angazhuar që të punojë me BE në mënyrë që situata në Kosovë mos të ndikojë negativisht në rajon. /Telegrafi/