Eko Higjiena

Boronicat ulin yndyrat trupore

/ 2 minuta lexim

Njerëzit e trashë duhet të fillojnë të përdorin boronicat, pasi ato zvogëlojnë numrin e qelizave yndyrore të trupit deri në tre të katërtat, thonë shkencëtarët. Hulumtuesit kanë gjetur se ky fryt mund të shkatërrojë qelizat ekzistuese që shkaktojnë trashësi dhe mund të parandalojë formimin e qelizave të reja yndyrore, duke u shndërruar në një armë potenciale të fuqishme në luftë kundër rritjes së obesitetit.

Boronicat, të cilat tashmë janë cilësuar si super-ushqim për aftësinë e tyre për parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit të tipit 2, përmbajnë sasi të lartë të polifenoleve – grupe kimikale me dobi të mëdha shëndetësore.

Uji Dea

Testet kanë zbuluar që polifenolet mund të zvogëlojnë numrin e qelizave yndyrore në trup deri në 73 për qind me dozë të madhe dhe 27 për qind kur përdoren në dozën më të vogël. Duke përdorur inde të marra nga minjtë, shkencëtarët kanë shikuar se çfarë efekti mund të kenë polifenolet e boronicave dhe si mund të luftojnë zhvillimin e qelizave që na trashin duke përfshirë edhe lipoliset, që shkatërrojnë qelizat yndyrore në trup.

Rezultatet kanë treguar se doza më e lartë e polifenoleve në boronica ka bërë që lipide në indet e miut të ulen për rreth 73 për qind, përderisa kur doza ka qenë më e ulët, këto janë ulur për 27 për qind./ZERI