Boronicat ulin nivelet e kolesterolit

Konsumimi i boronicave mund të jetë një mënyrë natyrale për të ulur nivelin e kolesterolit në gjak.
Studiuesit kanë analizuar efektin e boronicave në nivelet e kolesterilit në gjak, dhe kanë vërejtur se ajo mund të ndikojnë në uljen e niveleve të tij.
Madje, përbërës të caktuar të kësaj frute kanë pasur efekte po thuajse të njëjta me ato të disa barnave komerciale të cilat shfrytëzohen për uljen e kolesterolit, por me shumë më pak efekte anësore.
Lënda aktive e boronicës është pterostilben, një antioksidues i ngjashëm me resveratrolin, antioksidues i cili gjendet në rrush dhe për të cilin besohet se mund po ashtu të ulë kolesterolin. /Mjeku.Net/