UBT

Boronicat me sukses shërojnë sinuset

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjatë ditëve të vjeshtës dhe dimrit inflamacionet e sinuseve dinë të jenë të mundimshme dhe sëmundje shumë lodhëse. Boronicat mund t’ju ndihmojnë ta tejkaloni këtë problem dhe në masë të madhe ta përmirësoni frymëmarrjen.

Vetitë shëruese të boronicave njihen që moti, e gjyshet tona i kanë përdorur në shumë mënyra. Përmes tyre janë shëruar shumë sëmundje, si: infeksionet e traktit urinar, kolesteroli i lartë, kapsllëku, por edhe diarreja, çrregullimet në shikim dhe inflamacionet e sinuseve. Nëse jini midis atyre njerëzve që pëlqejnë të shërohen me ilaçe natyrale, atëherë kjo këshillë është plotësisht për juve.

Në fakt, inhalimi i sinuseve me kokrrat e boronicave me sukses nxit qarkullimin e gjakut dhe me vetë këtë edhe zgjerimin e enëve të gjakut. Që në inhalimin e parë do të vëreni rezultate, do të ndjeni se mund të merrni frymë më lehtë dhe sinuset do të funksionojnë më mirë. Pas inhalimit të tretë do ta ndjeni ajrin, normalisht do të merrni frymë dhe se ngadalë ju kthehet shqisa e aromës. Dhimbjet e kokës ose do të jenë të lehta ose do të zhduken në tërësi.

Uji Dea

RECETA:

Në dy litra ujë të vluar hidhni një grusht boronica. E mbuloni dhe e lini të qëndrojë për pesë minuta. Qëndroni sipër enës ku gjenden boronicat, kokën e mbështillni me peshqir dhe qëndroni sa më gjatë që mundeni. Derisa jeni sipër enës, merrni frymë thellë përmes hundës, ndërsa lirojeni nga goja.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.