Boronica ua mbron muskujt

Për shkak të përmbajtjes së pasur me polifenole, boronicat mund të ulin dukshëm stresin oksidues, që çon edhe deri te dëmtimi i muskujve.
Disa studime të reja kanë pohuar se boronicat janë një superushqim. Shkencëtarët nga Zelanda e Re kanë bërë disa hulumtime të cilat tregojnë se boronicat mund të lehtësojnë dëmtimet e muskujve që vijnë si pasojë e ushtrimeve të tepruara.
Për shkak të përmbajtjes së pasur me polifenole, boronicat mund të ulin dukshëm stresin oksidues, që çon edhe deri te dëmtimi i muskujve.
Autorët e studimit thonë se duhet të bëhen hulumtime shtesë për të qartësuar edhe më tej efektin e boronicave në muskuj. Prandaj njerëz, konsumoni sa më shumë boronica, sidomos për faktin se në Kosovë kemi kualitetin më të lartë të boronicës dhe përfitoni në shëndet.