United Hospital

Boronica shëruese

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Sa herë keni dëgjuar që lëngu i boronicave përmirëson pasqyrën e gjakut? Lëngu industrial, për fat të keq, thuajse nuk ka asgjë të përbashkët me frytin shërues nga natyra.

Mirëpo, kur pas lëngut të ëmbël e provojmë boronicën në formë natyrale, përjetojmë pak dëshpërim, sepse shija e saj është larg më pak intensive në krahasim me lëngjet artificiale, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Mirëpo, kjo nuk është arsye t’ua kthejmë shpinën këtyre frutave, që me të vërtetë ndikojnë në ruajtjen e shëndetit, por e ngadalësojnë edhe plakjen. Shumë studime kanë vërtetuar se ky fryt është burimi më i pasur me antioksidues, madje edhe midis 40 llojeve të ndryshme të pemëve dhe perimeve.

Nëse nuk ju pëlqen shija natyrale e boronicës, lëngun ose boronicën mund ta përzieni me mjaltë, t’i shtoni në muesli, apo t’i hani në formë të marmelatës apo xhemit. Pos me antioksidues, frutat janë të pasura me sheqer, vitamina C, minerale dhe proteina.

FIDANISHTJA

Boronica – ilaçi natyral kundër shumë dhimbjeve

Për shikim të çiltër – Disa studime tregojnë se falë boronicave, të pasura me vitamina C dhe antioksidues, ngadalësojnë dëmtimin e retinës së syve, përkatësisht degjenerimin makular, që në masë të madhe e dëmton shikimin, nganjëherë e shkakton verbërimin.

Insulinë natyrale – Boronica është ilaç i njohur popullor kundër diabetit, prandaj shpeshherë quhet edhe si insulinë natyrale. Në këtë drejtim, sidomos përdoren gjethet e boronicës, madje në formë të çajit. Boronica njihet si preparat natyral për përmirësimin e pasqyrës së gjakut.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.