ARKATANA

Boronica shëron sëmundjen që së paku një herë secilin prej nesh e ka prekur

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Terapia e vetme e formës së rëndë të parodontopatisë, infeksionit kronik që prek mishin e dhëmbëve dhe eshtrat, deri më tani janë antibiotikët.

Mirëpo, shkencëtarët kanë zbuluar se ekstraktet e boronicave kanë efekt të ngjashëm antibakterial dhe kundër inflamacioneve. Dhe kjo nuk është e tëra, siç shkruan revista “Dental tribune international”, boronicat e egra janë zëvendësim i mirë për ilaçet kundër parodontopatisë.

Hulumtuesit në një universitet në Kanada kanë testuar efikasitetin e boronicave të egra kundër njërës prej baktereve që ndërlidhet me paradontopatinë. Ata kanë zbuluar se ekstrakti i pasur me polifenole në mënyrë të suksesshme parandalon rritjen e baktereve.

KKVITI

Pos kësaj, ekstraktet e boronicave e bllokojnë edhe molekulën që merr pjesë në formimin e inflamacionit. Efekti kundër inflamacioneve dhe kundër baktereve i boronicave të egra paralajmëron terapi të reja natyrale kundër një gjendjes si kjo. Ata kanë theksuar se aktualisht janë duke punuar në zhvillimin e preparateve të reja për pastrimin e dhëmbëve duke e përshpejtuar kështu shërimin e paradontopatisë

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.