Mobi Casa

Boronica, efikase kundër sëmundjes së mishit të dhëmbëve

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Mjekët kanë konstatuar se boronicat e egra janë zëvendësim i mirë i ilaçeve kundër paradentozës (sëmundjes së mishit të dhëmbëve). Shkencëtarët kanë konstatuar se boronicat e egra përmbajnë një përbërës i cili lufton me sukses njërin nga bakteret përgjegjëse për shkaktimin e paradentozës.

Pas kariesit, paradentoza është sëmundja më e përhapur kronike e dhëmbëve dhe mishit të tyre, ku në fund vjen deri te rënia e dhëmbëve. Shenja e parë e sëmundjes është gjakderdhja nga mishi i dhëmbëve. Kjo është paralajmërim se duhet të shkoni te dentisti.

Mobi Casa

Heqja e pllakës dentare dhe gurëve konsiderohen si masa më e mirë parandaluese, meqë ato janë shkaktare të paradentozës. Njerëzit që nuk trajtojnë paradentozën janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës, osteoporoza, artriti reumatoid, etj.

(Kosova Sot)