Fundamenti

Boronica e fuqishme: Mundet çdo gjë, edhe përmirësimin e kujtesës

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Pirja e vetëm 30 ml të lëngut të shtrydhur nga boronicat në ditë mund të përmirësojë funksionin e trurit te njerëzit e moshuar, thuhet sipas një studimi të ri nga Universiteti i Exeter, Britani e Madhe.

Studimi u krye te personat e shëndetshëm të moshës mes 65 dhe 77 vjeç. Rezultatet treguan se ata, pas pirjes së lëngut të freskët të boronicës çdo ditë, e kishin të përmirësuar funksionin njohës, rrjedhjen e gjakut deri në tru dhe se truri në situata të caktuara reagoi më shpejtë në sajë të shprehisë së re, raporton Business Insider.

“Nëse pini lëngun e boronicës çdo ditë për 12 javë, aktiviteti i trurit do të përmirësohet. Konsumimi i boronocave do t’ju japë energji dhe do të përmirësojë funksionin njohës dhe atë në mënyrë të shëndetshme”, thotë Joana Bauta në Universitetin Exeter.

FIDANISHTJA

Boronicat janë një minierë e antioksidantëve, vitaminave dhe mineraleve, veçanërisht kalciumit, fosforit, hekurit dhe vitaminës C. Kjo pemë e shijshme është e rekomanduar edhe për parandalimin e sëmundjeve të ndryshme të tilla si sëmundjet e gjakut, sëmundjet e zemrës, si dhe për rregullimin e sheqerit dhe yndyrës, sëmundjet e rrugëve urinare … Njerëzit të cilët luftojnë me peshën e tyre gjithashtu mund të përfitojnë nga këto kokërrza, në sajë të fibrave të tyre që japin ndjenjën e ngopjes. Ndryshe nga boronicat e freskëta që lehtësisht pastrojnë trupin, të thatat ndalojnë diarrenë.

Hulumtuesit në Universitetin e Exeter, thonë se boronicat nxisin qarkullimin e enëve të vogla të gjakut në tru, duke siguruar një rrjedhë maksimale të ushqyesve dhe oksigjenit, përmirësimin e funksionit njohës, parandalimin dhe shërimin e simptomave të çmendurisë, ngadalësimin e sëmundjes Alzheimer, forcimin e kujtesës, përqendrimin, dhe rritjen e inteligjencës./GazetaExpress/.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.