FITORJA

Borhard: Ekstremizmi dhe terrorizmi në Kosovë shumë më të vogla se në vendet tjera

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Bern Borhard ka lavdëruar punën e policisë kosovare për arrestimin e të dyshuarve për terrorizëm.”Ka persona që vijnë nga Evropa Perëndimore të cilët shkojnë në Siri dhe në Irak dhe numri është shumë më i madh. Ju keni dëgjuar lajmet edhe nga atje. Megjithatë, mendoj se duhet ndjekur këta persona, Këtu terrorizmi dhe ekstremizmi janë shumë të të vogla se në shtetet tjera”, tha Borhard.

Borhard: EULEX’in nuk e duan kriminelët dhe radikalët politikë (Video)

Prezenca e EULEX’it në veri është bërë e padurueshme për serbët e kësaj ane. Por ky mision nuk e ka ndërmend të largohet, ndonëse ka thirrje të tilla prej serbëve.

Shefi i EULEX’it ka thënë se vetëm kriminelët nuk i duan ata. Ai ka kritikuar këtë qasje ndaj EULEX’it.

“Kryesisht kriminelët nuk na duan, mendoj se ata radikalët politikë, dhe kriminelët të cilët nuk kanë interes në sundimin e ligjit. Të dyja anët e lumit Ibër ka një perceptim se ne po bëjmë një drejtësi politike dhe unë po konfirmoj se prokurorët dhe gjyqtarët tanë janë të pavarur dhe politikisht të paanshëm dhe nuk ka asnjë interes për mua dhe për askë në mision që të jemi ndryshe nga çka vendoset në mënyrë të pavarur”, tha Borhard.

Eco Higjiena

Borhard: Raporti i prokurorit Williamson nuk duhet paragjykuar (Video)

Shefi i EULEX-it, Bern Borhard, tha se raporti prokurorit Special të Task-Forcës për Krime Lufte, Clint Williamson është shumë i qartë dhe nuk duhet keqinterpretuar.

“Prokurori asnjëherë para ngritjes së aktakuzës nuk do të thotë se do të ngritet aktakuza. Ata flasin për të gjeturat dhe për bindjen që ka ardhë në përfundim prandaj nuk e shoh se është konfuzues apo hutues. Unë e kam lexuar këtë raport dhe kam parë se Clint Williamson po flet në mënyrë shumë të qartë, për individë të caktuar dhe nuk po flet për një organizatë fare”, tha Borhard për RTK.

Sipas tij, raporti i Task Forcës për krimet e luftës është një raport për të gjeturat e mundshme dhe tani janë institucionet e Brukselit por edhe prokuroria atje, të cilat pritet të marrin një vendim për themelimin e kësaj gjykate speciale dhe vetëm atëherë do të ngritet aktakuzë apo veprime konkrete.

“Ne do t’i mbështesim shembull nëse hetuesit dhe prokurorët nga task forca për hetime, vijnë në Kosovë ashtu siç erdhëm ne. U kemi ndihmuar në identifikimin e lokacioneve, i kemi përcjellë ata deri aty, u kemi ofruar sigurinë e tyre, natyrisht që hetuesit janë të tyre”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.