FIDANISHTJA

Borell: Rinovimi i dialogut, mënyra e vetme për të stabilizuar situatën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryediplomati evropian, Josep Borell, tha sot se është nevojë që Prishtina dhe Beogradi të rinovojnë dialogun sepse s’ka mënyrë tjetër për të stabilizuar situatën.

“Situata është qetësuar kohët e fundit, por ka ende nevojë për t’u kthyer në dialog dhe për të rinovuar dialogun, sepse nuk ka rrugë tjetër për të stabilizuar situatën,” tha Borell pas mbërritjes në ditën e dytë të takimit të aleancës së NATO-s në Riga, raporton Tanjug, transmeton Gazeta Express.

Sipas Borell, Ballkani Perëndimor mbetet rajon strategjik për Bashkimin Evropian.

United Hospital

“Tri vendet e Ballkanit Perëndimor janë gjithashtu vende anëtare të NATO-s dhe ne kemi lidhje të forta me ta. Për arsye sigurie, stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është gjithashtu i rëndësishëm,” tha Borell.

Ai theksoi megjithatë se situata në Bosnje dhe Hercegovinë është një shqetësim i veçantë.

“Unë duhet të shpreh shqetësimin tim për situatën në BiH, ku tensionet dhe përpjekjet për të anuluar 26 vjet paqe dhe stabilitet janë të pranishme. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj Bosnje dhe Hercegovinës si një shtet i vetëm dhe u bëjmë thirrje të gjithëve të ruajnë unitetin,” tha Borell

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.