Hidromorava

Borell kërkon heqjen e taksës, paralajmëron vizitë në Prishtinë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Josep Borell do të pasojë Federica Mogherinin në pozitën e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri. Borell gjithashtu pritet që të jetë edhe kryenegociator në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan Gazeta Express.

Se do të trajtojë bisedimet Prishtinë-Beograd me përparësi dhe me shumë konsideratë e ka konfirmuar sot edhe vetë Borell gjatë një seance në Komiteti për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, shkruan Gazea Express.

Borell e ka konfirmuar se vizitën e parë si Përfaqësues i Lartë i BE’së do të bëjë në Republikën e Kosovës, dhe se do të trajtojë dialogun me shumë seriozitet, pasi që sipas tij gjendja e status-quos është e paqëndrueshme.

Ministri i Jashtëm i Spanjës ka thënë se për këtë arsye, dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë do të trajtohet edhe me më shumë seriozitet se në të kaluarën.

FIDANISHTJA

Përveç tjerash Borell ka thënë se Kosova duhet të pezullojë taksën, dhe që Serbia të kyçet në bisedime shumë më sinqerisht.

Ndryshe roli i Borell në dialog është parë me mjaft skepticizëm për faktin se ai vjen nga Katlunia, dhe është kundër kërkesës së katalunasve për pavarësi.

Për ekspertët një gjë e tillë tregon se Borell do të ketë vështirësi të jetë i paanshëm në dialog, shtuar kësaj faktin se është edhe ministër i Jashtëm i një shteti që vazhdon të mos e njoh pavarësinë e Kosovës.

Një institut gjerman madje kishte sygjeruar që Borell njejtë si SHBA’ja, duhet të emërojë një emisar special për dialogun./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.